Arrestohet shqiptari në Siçili, kapet droga me vlerë 160 mijë euro
Një tjetër operacion droge është zhvilluar në Itali, ku në pranga ka rënë shqiptari Vladimir Kapaj 41 vjeç si dhe një shtetas italain me emrin Agatino Piano 39 vjeç. Operacioni i policisë italiane u ekzekutua në komunën Misterbianco në provincën e Sicilisë.
Mediat italiane raportojnë se shqiptarit iu gjetën 3 thase me marijuanë në makinë, ndërsa nga kontrolli në banesë u sekuestruan 850 gramë kokainë e 25 gramë hashash. Droga do të sillte një përfitim shitje në treg mbi 160 mijë euro.
Dy personat u arrestuan në flagrancë ndërsa Vladimir Kapaj po i dorëzonte shtetasin italian sasinë e marijuanës. Ndaj Agatino Piano e Vladimri Kapaj u lëshua urdhëri i arrestimit me burg.
Më herët u raportua një tjetër operacion i policisë italiane në Breshia. Lexo më shumë: Kokainë dhe marijuane, 12 shqiptare ne pranga
Leave a Comment