Akuza për korrupsion/ Gjykata shpall të pafajshëm ish-ministrin kosovar Fatmir Limaj
Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-ministrin e Transportit të Kosovës, tani zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.
Krahas Limajt ishin akuzuar edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.
Në fjalën e tij përfundimtare Fatmir Limaj, të mërkurën tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit në asnjë shkresë, e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër.
Limaj ka pohuar se është krenar që pas 2764 ditëve, ajo që e ka thënë është provuar pasi sipas tij nuk është prezantuar asnjë provë që vërteton akuzën e prokurorisë.
Leave a Comment