Nëna e 12-vjeçarit të vetëvarur: Skemi vënë re shenja që ishte i ngarkuar psikologjikisht
Një 12-vjeçar nga Belshi është gjetur i vetëvarur mesditën e së
mërkurës, ndërsa ende nuk është gjetur shkak rreth kësaj tragjedie.
Mësohet se 12-vjeçari me iniciale E.E., me banim në qytetin e Belshit,
ka shkuar si çdo ditë në shkollë.
Ka qenë tragjike për nënën e tij, e cila e ka parë djalin e saj të varur me litar në një nga trarët e kasolles. Edhe pse në gjendje mjaft të shokuar, prindërit e fëmijës janë marrë në pyetje nga policia, por ata nuk kanë qenë në gjendje të japin një shpjegim për këtë ngjarje të rëndë në familjen e tyre.
“Asnjëherë nuk kemi vënë re shenja që fëmija ynë të ishte i ngarkuar psikologjikisht. Asnjëherë nuk e kemi keqtrajtuar apo t’i kemi bërtitur. Si çdo prind kemi kërkuar më të mirën për fëmijën tonë. Nuk kemi asnjë dyshim, nuk dimë si ta quajmë këtë tragjedi”, – kanë pohuar prindërit.
Policia dyshon se një nga shkaqet mund të ketë qenë një depresion i çastit, gjithsesi hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Leave a Comment