Përgjimet e Orest Sotës për patentat “Kot pa lidhje… dola një ditë me të…kot, pa lidhje”



Përgjimet e Genti Cekës dhe Lefter Sotës u sollën në gjykatë nga avokati i Orest Sotës si prova që vërtetojnë se klienti i tij është i pafajshëm. Në fakt, si në bisedat në komisariatin e Elbasanit, ashtu dhe në përgjimet e telefonit të Lefter Sotës, (babait të Orestit) shpjegohet se patentat e Tahirit ishin rastësisht në makinë, ndërsa 860 mijë eurot ishin kursime të familjes.

“Panorama” disponon të plotë dokumentin e mbrojtjes, të paraqitur në Gjykatë, me të gjitha bisedat e përgjuara apo të dhëna vullnetarisht që vërtetojnë, sipas mbrojtjes, se paratë ishin vërtet të destinuara për “Kurum” në formën e një garancie për marrjen e një sasie të konsiderueshme të hekurit për firmat e Lefter Sotës. ¬


02.11.2017. Përgjimet ambientale në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Orest Sota i përgjigjet pyetjes së Leonard Almetës, shoferit të tij.
Leonard Almeta: Pse i la Genti (Caka, shoferi i Tahirit) patentat aty?
Orest Sota: Dola një ditë me të… kot pa lidhje… i la aty në kroskot… pa lidhje.
03.11.2017. Në përgjimin e numrit të telefonit të shtetasit Genti Caka, evidentohet një bisedë me një person në orën 17:37, i cili shprehet për patentat: “Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.


03.11.2017. Në orën 18:35, Lefter Sota ka komunikuar me një person me emrin G** (nr. 6******) dhe i deklaron: “Ishin lekët e Netës që i kisha hequr që në 2009. Lekët nga Banka Popullore që u shitën. Fola me ‘Kurum’ dhe u thashë që t’i lë si garanci. Isha gati dhe thashë do iki në Elbasan. I mori djali për t’i çuar se kishte rrugën për në Vlorë …”.

No comments

Powered by Blogger.