Shpërthim me eksploziv në Krujë, merren në pyetje pronari i biznesit
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një biznes në Krujë.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar vetëm dëme të mëdha materiale.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin për të zbuluar nëse ka konflikte të mundshme që mund të kenë çuar në këtë akt kriminal.
Leave a Comment